Velur Spa

thumb_up 27166 likes
rate_review 106 Reviews
favorite 641 favorites
Qendra Tregetare Metropol
1001 Tirana, Albania
phone
Click to show phone
Request for information

Velur Spa Company Information

General information

Sikurse dhe orienti beson, relaksimi nis nga detoksikimi i trupit nen nje temperature 35-40 grade celcius dhe vazhdon me masazhe relaksues. Produkte te nje cilesie te larte dhe stafi profesional ju garantojne relaksim te paharrueshem dhe qe do t’ju riktheje ne Spa-ne tone.
-Stafi-
Stafi yne eshte profesionist dhe me eksperience pune ne vende te ndryshme te botes. Stafi yne i komunikueshem dhe i apasionuar pas punes se vet, ka vetem nje qellim: kliente te kenaqur me trup te relaksuar dhe lekure te mendafshte..
-Etika e Spa-
Ju keshillojme te vini 15 min perpara orarit, qe keni rezervuar. Kjo ju jep mundesine qe te hyni, beheni gati dhe te shijoni nje caj te ngrohte. Trajtimi juaj perfshin edhe nje konsulte me terapistin, rekomandimet per ne shtepi ne menyre qe te vazhdoni te mbani rezultatet e trajtimit edhe ne shtepi.
-Komforti juaj-
Estetistja ose masazhatori do t’ju keshilloje per veshjen qe ju duhet te mbani gjate trajtimit me qellim qe ju te ruani privatesine tuaj- ne do tju ofrojme nje robdeshan, nje pale mbathje dhe shapka njeperdorimshe. Ju lutemi ti beni me dije terapistit nese nuk ndjeheni komod per ndonje arsye. Ju lutem te respektoni qetesine dhe privatesine e klienteve te tjere duke fikur telefonat dhe duke folur me ze te ulet ne te gjitha ambjentet e Spa-se tone.
-Nevojat tuaja gjate trajtimeve-
Per sigurine dhe konfortin tuaj maksimal, ju lutemi na beni me dije nese jeni duke u ndjekur nga nje mjek apo terapist. Ne menyre te vecante ju lutem te na informoni nese jeni shtatzane ose alergjike, ne menyre qe ne te pershtasim trajtimin me nevojat tuaja. Te gjitha produktet Sothys qe ne aplikojme jane te pershtatshme per femra dhe meshkuj ne menyre te personalizuar. Nuk jane alergjike dhe ne varesi te nevojave tuaja, trajtimi mund te ndryshoje nga vizita ne vizite.
-Politika e rezervimeve-
Ju rekomandojme te prenotoni 24h ne avance ne menyre qe te siguroni daten, oren dhe terapistin e deshiruar. Ne mund t'ju telefonojme ne avance per te konfirmuar takimin tuaj. Do t'ju kerkojme nje numer telefoni ne momentin e rezervimit. Nese vonoheni disa minuta nga orari i takimit, atehere do te zhvilloni seancen per minutat e mbetura.
-Politika e anullimit te takimeve-
Ne e dime qe koha per klientet tane eshte shume e cmuar dhe te njejten gje ne presim nga ju. Ju duhet te beni anullimin e takimeve 3 deri ne 4 ore perpara, apo nese vonoheni disa minuta nga orari i takimit.
-Hapja Spa-
Ju lutem na telefononi ne numrin e telefonit 04 2222550 per te gjetur nje orar qe i pershtatet nevojave tuaja si dhe per t'ju informuar per vendndodhjen tone.
-Menyrat e pageses-
Ju mund te paguani cash ose me karta krediti, debiti nepermjet POS. Suportojme te gjitha llojet e kartave.
-Certifikata Dhurate-
Ju mund te blini nje Certifikate Dhurate per nje trajtim te vetem, nje pakete sherbimesh ose per nje vlere te caktuar parash. Certifikatat Dhurate ju mund ti blini vetem duke ardhur ne Velur Spa per te terhequr kuponin. Certifikata ka 3 muaj afat nga data e blerjes. Humbja e Certifikates Dhurate nuk mund te zevendesohet.

Qendra Tregetare Metropol Tirana

Opening hours
Monday:
09:00 - 22:00
Tuesday:
09:00 - 22:00
Wednesday:
09:00 - 22:00
Thursday:
09:00 - 22:00
Friday:
09:00 - 22:00
Saturday:
09:00 - 22:00
Sunday:
14:00 - 22:00
Phone number
+35542222550
Linki
Social Accounts
Keywords
spa, day spa, hammam

Velur Spa Reviews & Ratings

How do you rate this company?

Are you the owner of this company? If so, do not lose the opportunity to update your company's profile, add products, offers and higher position in search engines.

A similiar page for your business? Make sure everyone can find you and your offer. Create your dedicated company page on Yoys - it's simply and easy!
Add your company