Akademia e Studimeve Albanologjike

thumb_up 3953 likes
rate_review 6 Reviews
Sheshi Nënë Tereza
Tiranë, Albania
phone
Click to show phone
Request for information

Akademia e Studimeve Albanologjike Company Information

General information

Qendra e Studimeve Albanologjike sot Akademia e Studimeve Albanologjike u krijua në kuadër të ristrukturimit e të modernizimit të sistemit universitar dhe akademik shqiptar, me vendim të Këshillit të Ministrave, nga bashkimi i katër Instituteve (Arkeologji, Gjuhësi dhe Letërsi, Histori, Kulturë Popullore) dhe i dy njësive kërkimore (Studimi i Artit, Enciklopedia Shqiptare) të ish-Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.
E pasur me një ekip kërkuesish shkencorë e specialistësh të konfirmuar në fushat e studimeve albanologjike, si dhe me fonde e materiale arkivore të një rëndësie të veçantë, ASA pozicionohet si një ndër institucionet më të rëndësishëm kërkimorë-shkencorë të botës shqiptare. Krahas kërkimit në fushat e historisë, të arkeologjisë, të antropologjisë kulturore e studimit të artit, të gjuhësisë e të letërsisë, etj., rëndësi të posaçme në punën e ASA marrin hulumtimi, vlerësimi, konservimi dhe promovimi i trashëgimisë materiale e shpirtërore të kulturës së lashtë e të re shqiptare, si një ndër dëshmitë e qenësishme e më shprehëse të identitetit shqiptar.
Me kompetencat shumëplanëshe të trupës së specialistëve dhe me kapacitetin realizues, ASA afirmohet si aktor i domosdoshëm në jetën shkencore e kulturore shqiptare dhe njëkohësisht si partner i besueshëm për bashkëpunimet akademike e universitare. ASA ofron përvojën dhe shërbimin e vet jo vetëm në realizimin e projekteve me interes shkencor e publik, por edhe në transferimin e dijeve, nëpërmjet shkollave të Masterit e të Doktoraturës në fushat e në specialitetet që mbulon.

Sheshi Nënë Tereza Tiranë

Opening hours
Parking
The company has a parking lot.
Phone number
+35542240713
Linki
Social Accounts
Keywords
public university, university

Akademia e Studimeve Albanologjike Reviews & Ratings

How do you rate this company?

Are you the owner of this company? If so, do not lose the opportunity to update your company's profile, add products, offers and higher position in search engines.

A similiar page for your business? Make sure everyone can find you and your offer. Create your dedicated company page on Yoys - it's simply and easy!
Add your company