Neranxi

thumb_up 76357 likes
rate_review 96 Reviews
favorite 542 favorites
Rruga Dardania, 1056
Tirana Yrshek, Albania
phone
Click to show phone
Request for information

Neranxi Company Information

General information

Kompania "Neranxi" ka 20 vite që zhvillon aktivitetin e saj në importin dhe përpunimin e lëndëve të
para të industrisë ushqimore. Duke patur parasysh vështirësitë e tranzicionit dhe luhatjet e forta
të sipërmarrjeve private në Shqipëri ku dështimet shpesh jo për fajin e tyre, kanë qenë të shumta,
qëndresa dhe rrugëtimi i këtij aktiviteti, e bën kompaninë "Neranxi" një model jo vetëm të suksesit, por edhe të sakrificës. Kompania "Neranxi", njeh fillimet e saj pikërisht atëherë kur në Shqipëri sapo kishte rënë sistemi komunist dhe po hidheshin hapat e para në ekonominë e tregut i cili ishte mjaft kaotik, por kjo kompani kuptoi menjëherë nevojën për të pasuruar tregun me lëndë të para për fabrikat dhe punishtet e vogla të asaj kohe dhe produkte ushqimore direkt për konsumatorin. Në fillim u importuan nga disa vende fqinje lëndë të para për pastiçeri dhe xhelateri dhe menjëherë më pas filloi importi i erëzëve dhe frutave të thata nga shumë vende të botës. Sot kemi një linjë prodhimi bashkëkohore për përpunimin dhe paketimin e erëzave dhe frutave të thata dhe fakti që "Neranxi" zgjedh vendet e origjinës me cilësinë më ekstra të këtyre produkteve si dhe i sjell ato në sasi të mëdha, bën që ajo të jetë lider në treg falë cilësisë dhe çmimit konkurues duke zgjeruar çdo vit edhe gamën e tyre. Çdo vit ka shënuar një risi në aktivitetin e "Neranxi"-t dhe kjo ka ardhur pikë së pari nga kërkesat gjithnjë e në rritje të konsumatorëve dhe punës së madhe të kësaj kompanie për të mbetur lider në treg përballë konkurencës. Lëndët e para dhe produktet e kuzhinës kanë qenë ambicia e rradhës e kompanisë "Neranxi" dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për të zhvilluar thjesht kuzhinën që ne njohim, por ambicia ka shkuar edhe më tej duke eksploruar kultura të ndryshme kulinarie në kontinente të largëta. Kështu pak vite më parë konsumatori shqiptar ka patur mundësi të njohë shijet alternative të kuzhinës meksikane dhe asaj aziatike falë punës së madhe të bërë jo vetëm në importin e produkteve por edhe në mësimdhënien e teknikëve të atashuar pranë kësaj kompanie.
Kompania "Neranxi" ka një rrjet dyqanesh shumice dhe pakice në të katër anët e Shqipërisë duke ndërtuar kështu zinxhirin e pikave të shitjes sipas modelin amerikan ku networku është shumë i rëndësishëm jo vetëm në termat e fitimit por edhe për konsolidimin e imazhit duke sjellë në vemendjen e të gjithë sipërmarrësve një hallkë shumë të rëndësishme të një biznesi, siç është strategjia e shitjes. Nuk mjafton të sjellësh produkte të mira nga e gjithë bota, nuk mjafton t'i përpunosh dhe paketosh me
cilësi ato, por një investim serioz duhet bërë që këto produkte të shiten sipas disa strandarteve po kaq të larta dhe "Neranxi" e ka realizuar me sukses duke konsoliduar markën e saj në tregun shqiptar dhe rolin e liderit në fushën që operon, brenda dhe jashtë kufinjve. Nuk duhet lënë pa përmendur edhe një investim tjetër që ka lindur eskluzivisht si kërkesë e tregut siç është linja e ambalazheve.
Tashmë në ambientet e kompanisë tonë ka një fabrikë që realizon kuti të ndryshme për torta dhe pica, si dhe gjithë arsenalin e duhur të ambalazheve që shërbejnë për njësitë e ndryshme tregtare.
Por produktet e "Neranxi"-t janë të preferuarat edhe të hiperpermarketeve të njohura shqiptare sepse edhe ata mbas shumë eksperimentimeve me disa marka ku cilësia linte për të dëshiruar të bindur se
konsumatorit modest shqiptar i intereson vetëm çmimi i ulët, tashmë kanë mbushur stendat e tyre me produktet "Neranxi" duke i besuar suksesin e tyre, një marke të suksesshme. Sot në këto hipermarkete por edhe tek dyqanet "Neranxi" mund të gjesh produkte të zgjedhura që janë jo vetëm të shijshme por edhe të shëndetshme duke u bërë garant për shëndetin e konsumatorëve.
"Neranxi" në kuadër të përzgjedhjes së kujdesshme dhe studimit permanent të tregut, ka menduar të sjellë produkte për një target njerëzish të veçantë të cilët janë intolerantë ndaj disa përbërësve
ushqimorë por edhe për ata që duan të ruajnë linjat, një ide që ngjan shumë avangarde por që ka rezultuar e suskesshme dhe e përkrahur masivisht që në nisje të saj.
Gjatë aktivitetit të saj "Neranxi" ka kryer një mision të jashtëzakonshëm edukimi për të ndërgjegjësuar specialistët e artit të kulinarisë mbi cilësinë dhe shumëllojshmërinë e produkteve të tyre. Në çdo bar, restorant, fast-food, pastiçeri, xhelateri, katering etj, krahash produkteve të kësaj kompanie ka mbërrituar edhe asistenca teknike e mjeshtrave tanë për një shërbim ekselent i cili është çmuar shumë nga klientët tanë dhe natyrisht beneficët e saj i ka shijuar konsumatori. Pikërisht për këtë
arsye kjo iniciativë ka shkuar edhe më tej me çeljen e rreth dy viteve më parë të shkollës së kulinarisë "Albania Culinary" nga ku çdo vit diplomohen specialistë nga të gjitha fushat.
Panairet e përvitshme profesionale të cilat bëhen në ambientet e kompanisë, kanë hyrë tashmë në axhendën e punëve të rëndësishme të "Neranxi"-it, një investim shumë i madh ky për klientët tanë
dhe një mundësi e mirë për tu takuar dhe bashkëpunuar edhe me klientë të rinj. Mbas tre vitesh që organizohen këto panaire, mund të themi që ka qenë një punë që ia ka vlejtur.
Edhe pse sot pas 20 vitesh duket se "Neranxi" ka bërë një shtrirje të aktivitetit të tij në përmasa të paimagjinueshme, ajo çka diskutohet për ditë dhe për të cilën punohet fort, është konsolidimi i aktivitetit ekzistues por edhe zgjerimi i tij akoma më shumë në të ardhmen. Tashmë konsumatori mbetet në pritje të risive tona, dhe ne do t'ju a sjellim ato.

Rruga Dardania, 1056 Yrshek

Opening hours
Monday:
08:00 - 21:00
Tuesday:
08:00 - 21:00
Wednesday:
08:00 - 21:00
Thursday:
08:00 - 21:00
Friday:
08:00 - 21:00
Saturday:
08:00 - 21:00
Parking
The company has a parking lot.
Phone number
+35542406500
Linki
Social Accounts
Keywords
convenience store, grocery store, supermarket

Neranxi Reviews & Ratings

How do you rate this company?

Are you the owner of this company? If so, do not lose the opportunity to update your company's profile, add products, offers and higher position in search engines.

A similiar page for your business? Make sure everyone can find you and your offer. Create your dedicated company page on Yoys - it's simply and easy!
Add your company