EMIGRANTËT SHQIPTARË TREGOJNË

thumb_up 544 likes
phone
Click to show phone
Request for information

EMIGRANTËT SHQIPTARË TREGOJNË Company Information

General information

EMIGRANTET SHQIPTARE TREGOJNE..

Sot, në mars 2016, i nxitur nga rrëfimet e pabesueshme të emigrantëve, të cilët i kemi takuar, po nisim këtë rrugë, duke hapur Portën për gjithë rruzullin, që çdo emigrant të shkruajë historinë e tij, për të mos e harruar ai vetë sesi emigroi, për t’ua treguar fëmijëve dhe prindërve se si emigroi; për t’ua kujtuar origjinën nëpunesve të ish emigrantëve, që bëjnë ligje për ta dhe për t’ua përcjellë brezave të ardhshëm përvojën e tyre, plot rreziqe e pasiguri per vite e vite me radhë, në kërkim të nje jete më të mirë.

Kjo portë e hapur për të gjithë do t’i tregojë mbarë botës se njerëz nga të gjitha kombet, për arsye dhe shkaqe nga më të ndryshmet, kanë emigruar dhe do të emigrojnë, prandaj dhe duhet të mbështeten, të përkrahen dhe të ndihmohen për t’i zgjidhur sa më shpejt e sa më mirë problemet e tyre.
Kjo portë sigurisht që do t’u shërbejë shumë emigrantëve dhe do t’i shpëtojë nga torturat, grabitja, shpërdorimi, përdhunimi, poshtërimi dhe vdekja.

Kjo Portë do t’i mundësojë ta njohin njëri-tjetrin, t’ia shtrijnë dorën njeri- tjetrit, t’i japin zemër njëri-tjetrit, nga afër e nga larg, dhe të këmbejnë përvojën e tyre të çmuar te integrimit dhe suksesit në vëndin ku ata sot jetojnë.

Çdo emigrant që dëshiron, mund të shkruajë dhe të tregojë, në gjuhën e nënës së vet ose në gjuhën e vendit ku jeton:

Se si emigroi.
Ku ishte.
Nga ku e si u nis.
Kush ishte kur u nis.
Çfarë rruge bëri.
Ku shkoi.
Kush e ndihmoi.
Kush u bë, si u bë.
Kush do të bëhet.
Rrëfimet reale dhe të zgjedhura, përveçse do të jenë në internet, mund të botohen edhe në libra, që brezat e ardhshëm te mësojnë historinë e emigracionit të paraardhësve të tyre.

Cdo person që do të shkruajë historinë e tij të emigrimit, mund të verë emërin e tij, fotografinë e tij, të familjes së tij ,ose të fëminisë së tij, ose një fotografi të vëndit nga ka ku është nisur ; ose cdo gjë që do ti pëlqejë nëse don të mbetet anonim;si psh vetëm inicialet e emërit të tij;një shenjë që e njofin vetëm të afërmit e tij e të tjera e të tjera .
Shkruajeni historinë tuaj të emigrimit dhe dërgojeni në adresën:

immigrant@immigrantstory.co.uk

Autor: ALRONI LLAKMAN

Bashkpuntorët: Bardhyl Berberi ,Mateo Prifti, Sokol Hysenaj, Qazim Ismaili , Ymer Drishti,Vladimir Pulaj, Nazmi Rrjodhi , Islam Allushi, Alush Hysi , Bujar Cipi,Vaso Plevneshi

HOW DID I EMIGRATE,WHERE I WAS,WHERE I AM,WHO I WAS, WHO I AM.

Today, on 2 March 2016, pushed by incredible stories of emigrants, whom we met, we are embarking on this route, opening the gate to all the world, with the aim that every emigrant writes his own story, so that he/she does not forget how he/she emigrated, to show his/her children and parents how he/she emigrated; to remind the former emigrants’ bureaucrats who make laws for them of their origin and show them that their father or grandfather was an emigrant too, as well as transmit to future generations their experience, full of risks and uncertainties for years on end, in search of a better life. This opened gate to all will show the entire world that people of all nations, for various reasons and causes have emigrated and will emigrate, that is why they should be supported and helped to solve their problems as soon and better as it is possible. This gateway will enable them to know each other, to reach out to each other, to encourage each other, be near or far away, and to share their valuable experience in solving their problems and concerns. This gateway will obviously be of service to many emigrants and will save them from the ordeal, abduction, abuse, rape, humiliation and death. Any emigrant may write and tell his own story in his mother tongue or the language of the country he/she lives in, if he feels so.How he/she emigrated; Where he/she was; From where and how he set off; Who he was, when he left; What route he/she travelled; Who helped him/her; Whom he/she became, how he/she became who he/she is; whom he/she will become.The real and selected stories , in addition to being shown on Internet, may be published in books , so that the future generations may learn the history of emigration of their forerunners.

ALRONI LLAKMAN

Associates: Bardhyl Berberi ,Mateo Prifti, Sokol Hysenaj, Qazim Ismaili , Ymer Drishti,Vladimir Pulaj, Nazmi Rrjodhi , Islam Allushi, Alush Hysi , Bujar Cipi,Vaso Plevneshi

Tiranë

Opening hours
Monday:
09:00 - 21:00
Tuesday:
09:00 - 21:00
Wednesday:
09:00 - 21:00
Thursday:
09:00 - 21:00
Friday:
09:00 - 21:00
Phone number
+355672010372
Linki
Social Accounts
Keywords
immigration attorney, lawyer

EMIGRANTËT SHQIPTARË TREGOJNË Reviews & Ratings

How do you rate this company?

Are you the owner of this company? If so, do not lose the opportunity to update your company's profile, add products, offers and higher position in search engines.

A similiar page for your business? Make sure everyone can find you and your offer. Create your dedicated company page on Yoys - it's simply and easy!
Add your company